Në një nënkalim në Watford të Anglisë, dy persona qëndronin mbështetur për muri, kur pranë tyre kaluan një çift që mbaheshin për krahu.
Pasi ata iu kthyen shpinën, njëri nga meshkujt e hodhi bishtin e ndezur të cigares, në kokën e femrës, transmeton Telegrafi.
Ajo e largoi me shpejtësi pa bërë panik, por i dashuri saj nuk priti gjatë dhe iu kundërvu ngacmuesit.
Me vetëm një boks të vetëm, ai e la të shtrirë pa ndjenja, ndërsa shokun e tij e shmangi duke mos i dhënë ndonjë goditje të fortë.
Në videon e publikuar më poshtë, mund të shihni se si afrohet ai që ta ndihmojë shokun, i cili mbeti pa vetëdije. /Telegrafi/