Një aktakuzë është ngritur në Turqi kundër fenomenes së mediave sociale, Mika Can Raun, duke kërkuar një dënim penal me burg prej 7 vjet e 6 muaj me akuzën e “fyerjes publike të kujtimit të Ataturkut” dhe “fyerjes së shenjave të sovranitetit të shtetit” pasi ajo hodhi lira turke në tualet.
Në aktakuzë është shpjeguar se e dyshuara ka lënë kartëmonedhën prej 100 lirave turke në zonën përballë, pastaj ka treguar tualetin me duar dhe paratë i ka hedhur në tualet.
Në videon që ka xhiruar këto momente, ajo thuhet se ka thënë “Për njerëzit që më thonë “Pse i hodhe 100 lira”, desha tu tregojë se njerëzit i hedhin në përrenj dhe shatërvanë në Evropë, asgjë nuk ndodh. Kanalizimet të vendit tonë ia fitova 100 lira, a është krim”.
Në mbrojtje të saj, ajo nuk i ka pranuar akuzat, duke thënë se pamjet që posedon ajo, kartëmonedhën nuk e ka hedhur në tualet dhe e ka lënë në dysheme, raporton t24.
Në aktakuzë thuhej se e dyshuara, e cila në të vërtetë quhet Mikail Can Kurnaz ka vepruar me qëllim që të ofendojë ekzistencën shpirtërore të Ataturkut dhe flamurin turk, simbol i sovranitetit të shtetit.
Nëse aktakuza pranohet nga gjykata, fenomenia do të paraqitet në gjykatë në ditët në vijim. /Telegrafi/
Sosyal medya fenomeni Mika Can Raun hakkında Türk lirasını klozete attığı gerekçesiyle toplamda 7 yıl 6 aya kadar hapis cezası talebiyle iddianame düzenlendi. Bu anları çektiği videoda ise, "Ben ülkemizin kanalizasyonuna 100 lira kazandırdım suç mu?" şeklinde sözler sarf etti. pic.twitter.com/5APW0kpn3d
— Onedio (@onediocom) November 18, 2022