Telegrafi

Hodhën mbeturina skaj rruge, u detyruan t’i kthejnë të gjitha prapa në veturë (Video)

Shoferi që po udhëtonte në një zonë në perëndim të Yorkshire, i ndaloi një burrë dhe grua që po hidhnin mbeturina skaj një rruge.

Megjithëse ata thanë se nuk iu përkasin atyre, u detyruan t’i kthejnë sërish prapa në veturë, transmeton Telegrafi.

Madje, ai u qëndroi pranë derisa ata i kthyen të gjitha tullat, mbeturinat tjera të forta si dhe disa plehra.

Ngjarja ka bërë xhiro në rrjetet sociale, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse janë identifikuar keqbërësit dhe a po ndiqen për tu dënuar. /Telegrafi/