Në zona të ndryshme të vendit kohë pas kohe raportohet për ndotje të ambientit dhe hedhje të mbeturinave.
Edhe pse këto ndotje ndodhin nga qytetarët e pandërgjegjshëm të Kosovës, raportimet për këto bëhen nga qytetarë të tjerë të cilët janë më të ndërgjegjshëm.
Raportimet e fundit në platformën ndreqe.com janë bërë për dy zona, njëra për ndotje të ambientit në liqenin e Orllanit në Komunën e Podujevës dhe tjetra është raportuar për hedhje të mbeturinave në Komunën e Fushë Kosovës.
“Në platformën ndreqe.com është raportuar për ndotjen e ambientit në liqenin e Orllanit në Komunën e Podujevës”, bëhet e ditur në këtë platformë, shoqëruar edhe me fotografi dërguar nga qytetarët e vendit.
Po ashtu edhe në Fushë Kosovë përmes fotografisë së publikuar në këtë platformë shihen mbeturina të hedhura në një zonë të kësaj komune.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7201. /Telegrafi/