Njësitet e sigurisë kanë hedhur eksplozivë prej helikopterit, në mënyrë që t’i aktivizojnë ortekët në mënyrë të kontrolluar.
Aksioni që është ndërmarrë në Grimentz të Alpeve Zvicerane, u realizua si proces parandalues, që të parandalojnë ortekët të zhvillohen në kohë të papërshtatshme, transmeton Telegrafi.
Eksplozivët u hodhën në zonat ku bora ka rënë pandërprerë në 24 orët e fundit, duke krijuar një shtresë prej afro një metri.
Njësiti sigurisë, bashkëpunoi me mirëmbajtësit e pistave të ecjes dhe skijimit, në mënyrë që askush të mos jetë poshtë kur të bie masivi i borës. Pasi u krijua efekti artificial, filloi pastrimi i resortve dhe rrugëve prej sasisë së borës.
Kjo praktikë po realizohet viteve të fundit, për të parandaluar aktivizimin e natyrshëm të ortekëve, që mund të shkaktoi aksidente, duke bllokuar rrugë në mënyrë të pa pritshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/z0Rg01omKDA