Telegrafi

Hodgson shënjestron Crouch

Crouch ka qenë një synim afatgjatë i Hodgson edhe në kohën sa ishte ky i fundit te Fulhami, ndërsa ishte mposhtur nga Tottenhami për firmën e tij.

Trajneri 62-vjeçar më në fund mund ta shohë dëshirën e tij të realizohet, pasi që në Anfield mundësitë janë më të mëdha për të manovruar në tregun e transferimeve.

Crouch kushton 8 milionë funte, ndërsa do të zgjidhte disa nga problemet më të mëdha të Liverpoolit në sulmin e vetmuar nga Torres. /Telegrafi/