Telegrafi

Hodgson pret transferime të reja

“Unë jam i kënaqur dhe i lumtur për klubin që kemi qenë në gjendje të transferojmë tre lojtarë të kësaj cilësie. Ishte me rëndësi që ne bëmë disa transferime herët, për t’u bërë të qartë të tjerëve se qëllimet tona janë serioze”.

“Mendoj se është e qartë me lojtarët që kam përkrah se ne jemi seriozë dhe se kemi qenë mjaft të mirë në sigurimin e shërbimeve të lojtarëve. Ne jemi ende të interesuar në lojtarë të tjerë. Unë shpresoj se nuk do të jenë këto transferimet e fundit. Synimi i klubit, synimi i bordit, i Christian Purslow dhe i të gjithëve në klub është që ta bëjmë skuadrën sa më kompetitive”, deklaroi Hodgson. /Telegrafi/