Telegrafi

Hodgson: Nuk e kam kërkuar Anglinë

“Jo, kurrë nuk kam kërkuar të jem menaxher i Anglisë, jam i sinqertë kur e them këtë. Kur fillova bisedimet për të drejtuar Liverpoolin, nuk kam menduar se mund të ketë ndryshime në krye të Anglisë. Së dyti them se nuk pres ndryshime në kombëtaren angleze. Së treti them se kurrë nuk kam shpresuar që ajo të ndodhë sepse unë isha i kërkuar këtu. Pyetja e vetme kur Liverpooli kompletoi procesin e kërkimit të menaxherit, ishte se a do të isha unë apo jo”.

“Prioriteti im është që ta bëj Liverpoolin skuadër më të mirë se që ishte sezonin e kaluar dhe ta kthej atë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Hodgson në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/