Përzgjedhësi i Anglisë, Roy Hodgson, ka mbrojtur Wayne Rooneyn.
Për Hodgsonin ndikimi i Rooneyt është shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Tre Luanëve.
“Ju po flisni për një lojtar që ka luajtur 111 ndeshje me Anglinë dhe ka shënuar 53 gola, kështu që ndoshta pozita e tij është e mirë ku do në fushë”.
“Ju do të ankoheshit nëse nuk do të mbroheshim si ekip, duke pranuar gola shumë dhe secilën herë do të kishim nevojë të fitojmë me tri gola të shënuar. Jemi në formë të mirë”, u shpreh Hodgson.
Anglia dhe Rusia përballen më 11 qershor në ndeshjen e parë të tyre në Euro 2016.