Telegrafi

Hodgson: Mascherano nuk më kthen përgjigje

“Unë kam tentuar të kontaktoj me Mascheranon. Unë i kam lënë atij mesazhe me zë dhe i kam dërguar tekst mesazhe por ai nuk mu përgjigj. Të jem i drejtë me të, kjo nuk është e pazakontë sepse ai ka pasur një Botëror të vështirë dhe unë besoj se ai është kthyer në Argjentinë”.

“Nuk është gjithnjë lehtë të kontaktosh me njerëzit. Unë kam tentuar ta arrij atë për t’ia bërë të qartë se jam i lumtur të bisedoj me të kur ai të ketë kohë”, deklaroi Hodgson. /Telegrafi/