Telegrafi

Hodgson: Ky futbollist e ka vendin e sigurt në Kombëtaren angleze

Football - England Manager Press Conference - Roy Hodgson Roy Hodgson - New England Manager in the England Changing room at Wembley. Copyright: Andrew Cowie / Colorsport

Wayne Rooney e ka një vend të sigurt në ekipin e Kombëtares angleze në evropianin “France 2016”.

Kështu së paku ka pohuar trajneri i Anglisë, Roy Hodgson, i cili tha se Rooney do të mbetet kapiten i ekipit, transmeton Telegrafi.

“Me siguri të plotë mund të them se po. Ai është kapiteni ynë. Është lojtari ynë më me përvojë.”

“Ai nuk e ka humbur asnjë ndeshje në eliminatoret e fundit. Ai kurrë nuk na ka braktisur”, ka thënë ndër të tjerash Hodgson.

Sulmuesi i Manchester Unitedit tash e sa kohë është jashtë fushave të blerta shkaku i një lëndimi të pësuar në këmbë.

Anglia gjendet në Grupin B së bashku me Rusinë, Uellsin dhe Sllovakinë. /Telegrafi/