Telegrafi

Hodgson krenar me Torres dhe Reina

“Si menaxher i Liverpoolit, unë jam krenar me faktin që dy prej lojtarëve tanë mund ta quajnë veten kampionë botëror. Fatkeqësisht, një ekip është dashur të humbasë në fund dhe përderisa më duhet t’i ngushëlloj holandezët e ekipit, unë përgëzoj Fernando Torresin dhe Pepe Reinan. Fitimi i Botërorit është nderi më i madh për çdo lojtar në karrierën e tij dhe kjo u pa që në festimet e para”.

“Unë mendoj se është e sigurt që të gjithë janë të kënaqur me imazhet që kanë parë nga festimet e lojtarëve tanë në Botëror dhe natyrisht se klubi mund të jetë krenar me gjithë lojtarët që shkuan në Botëror. Të kesh katër lojtarë që kanë arritur në finale është një arritje fantastike dhe unë mezi pres t’ia nisi punës me ta pas pushimeve”, tha Hodgson. /Telegrafi/