Site icon Telegrafi

Hodgson i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin

Football - England Press Conference - The Grove Hotel, Hertfordshire - 26/3/15 England manager Roy Hodgson during the press conference Action Images via Reuters / John Sibley Livepic EDITORIAL USE ONLY. - RTR4UZIY

Roy Hodgson ka folur pas kualifikimit të Anglisë në 1/8 e finales së Euro 2016.

Ai ka mbrojtur lojtarët e tij pas barazimit pa gola kundër Sllovakisë, e cila ka bërë që ‘Tre Luanët’ të përfundojnë në vendin e dytë të grupit B.

“Ata luajtën mirë. Ju nuk mund të bëni më shumë se sa dominoni në ndeshje. Për të qenë i sinqertë, kemi bërë opresion që nga minuta e parë e takimit”, tha pas ndeshjes Hodgson.

“Ne kemi krijuar raste, por nuk i shfrytëzuam ato. Rezultati 0-0 është shumë dëshpërues, sidomos për tifozët. Por, unë besoj se nëse vazhdojmë të punojmë si ekip, do të vijnë edhe rezultatet e mira”, tha ndër të tjerash britaniku.

Pas kësaj, Anglia ka pesë pikë dhe zuri vendin e dytë në grupin B, ndërsa Sllovakia me katër pikë renditet në pozitën e tretë dhe shpreson se si një ndër ekipet më të mira të treta të evropianit të kalon grupin.

Exit mobile version