Telegrafi

Hodgson do t’i mbajë yjet në Liverpool

Menaxheri i ri i Redsave thotë se suksesi në fushë do të jetë kyç për të mbajtur lojtarët në Liverpool.

“Puna ime është të përpiqem dhe të shpjegoj se kam ardhur në Liverpool pasi dua të punoj me njerëz si Steven Gerrard. Shpresoj se ai do të ketë përkushtim të mjaftueshëm ndaj klubit dhe do të jetë i interesuar të punojë me mua dhe të shohim se si do të shkojë kjo”.

“Jam i gatshëm për jetë me Steven Gerrard dhe me të gjithë top lojtarët tjerë këtu. Sigurisht kjo përfshin edhe Torres. Ne do të luftojmë për ta. Të gjithë e kanë dëgjuar kryetarin e bordit (Martin Broughton) të thotë se ata nuk janë në shitje dhe kjo vlen për Torres, Javier Mascherano dhe çdokënd tjetër”, ka thënë Hodgson /Telegrafi/