Telegrafi

Hodgson: Do të pranoja drejtimin e Anglisë

“Është maja në karrierën e një trajneri anglez kur i ofrohet mundësia për të drejtuar kombëtaren e tij. Kështu që, natyrisht se nëse ndonjëherë vjen dita dhe njerëzit e FA (federatës angleze) mendojnë se unë jam njeriu i duhur për atë post, unë do të isha shumë, shumë i nderuar ta pranoja”.

“Por, më duhet të them se Fabio Capello momentalisht ka një kontratë dhe po bën punë të mrekullueshme, kurse unë nuk do të dëshiroja të përzihesha në punët e tij. Por, ndoshta një ditë në të ardhmen, nëse më ofrohet mundësia, nuk do të hezitoja ta pranoja”, deklaroi Hodgson për Sky Sports. /Telegrafi/