Telegrafi

Hodgson: Benitez do ta refuzojë Interin

Interi thuhet të ketë bërë një ofertë tejet luksoze për spanjollin Benitez, ndërsa reagimi i Hodgson pason spekulimet e fundit rreth kësaj çështjeje.

“Benitez te Interi? Nuk e di. Ka shumë spekulime për të dhe të ardhmen e tij, së pari Juventusi, tani Interi, por kam dëgjuar se ai dëshiron të qëndrojë te Liverpooli, pasi që ai ka kontratë edhe katër vjet atje”, theksoi Hodgson. /Telegrafi/