Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e objektit të ri të ShFMU “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc
Pas nënshkrimit të kontratës kryetari Latifi tha se kjo shkollë është një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane dhe unë jam krenar që po fillon të realizohet tash.