Telegrafi

Hleb pendohet për kalimin te Barcelona

Aleksander Hleb ka zbuluar se ai është penduar për kalimin e tij te Barcelona nga Arsenali në vitin 2008.

Bjellorusi thotë se ai nuk është kënaqur aspak me kohën e tij në Kataluni.

“Ishte kulmi i të bëmave të mia në Londër, aty ku jetova disa prej momenteve më të mira në karrierën time”.

“Në sezonin tim të parë ne arritëm finalen e Ligës së Kampionëve të cilën e humbëm. Por, më kujtohet më shumë ajo finale se sa tjetra që e fitova me Barcelonën në vitin 2009”.

Lexo po ashtu Xavi tregon pse Barca dhe Reali po lëshojnë pikë

“Unë pendohem që nuk qëndrova te Arsenali, Wenger ishte sikur babai im dhe më besonte. Më pikëllon ky fakt. Por, në të njëjtën kohë, Barcelona është dhe do të jetë klubi më i madh. Unë nuk kam luajtur aq, por kam luajtur pak sa”.

“Nëse Wenger do të donte, do të vinte dhe do të bisedonte me mua. Unë nuk e fajësoj Guardiolan, unë është dashur të jem më profesional. Nëse nuk do të kisha marë atë vendim, do të luaja edhe për pesë vite të tjera në majen e futbollit”, deklaroi Hleb. /Telegrafi/