Telegrafi

Hleb mohon lidhjen me Sampdorian

Uli Ferber ka thënë se nuk ka pasur kontakte me Sampdorian për një transferim të Hleb në kampionatin italian.

“Kemi të bëjmë vetëm me spekulime gazetareske. Ne kemi një takim të planifikuar me drejtuesit e Barcelonës pas 10 ditësh dhe vetëm atëherë do të dimë më shumë për të ardhmen. Kjo varet se si janë planet e klubit. Nëse ata vendosin të mos llogarisin në të, atëherë do të përpiqemi të gjejmë një destinacion të ri”, ka thënë Ferber,

Megjithatë agjenti i Hleb ka pohuar se ka interesime për lojtarin si nga Serie A, po ashtu edhe nga Gjermania dhe Anglia. /Telegrafi/