Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand beson se Interi po ia humb cilësitë Christian Eriksenit dhe shpreson që danezi do të marrë vendimin më të mirë për karrierën e tij dhe për ekipin kombëtar.
Mesfushori u bashkua me Interin në një transferime prej 27 milionë euro nga Tottenhami në janar të vitit 2020 dhe që atëherë ka luajtur 39 ndeshje.
Ish-ylli i Spurs ka luajtur 393 minuta në të gjitha garat deri më tani këtë sezon për Nerazzurët.
“Christian ka luajtur shumë pak në vitin 2020. Në të vërtetë është një humbje e cilësisë”, ka thënë Hjulmand për Ekstrabladet.
“Kur të shoh se çfarë mund të bëjë, shpresoj dhe besoj se shumë më shumë kohë loje e pret atë këtë vit”.
Eriksen pritet të largohet nga Interi në afatin kalimtar të janarit edhe pse pagat e tij thuhet se po i bllokon largimin.
“Unë jam i bindur që Christian do të marrë vendimet e duhura që do të përfitojnë si në karrierën e tij ashtu edhe në ekipin kombëtar”.
Trajneri nuk e fsheh shqetësimin e tij përpara Euro 2020.
“Minutazha e tij e vogël mund të jetë shqetësuese, as Christian dhe as të tjerët nuk mund të performojnë në nivelin e tyre më të lartë nëse nuk kanë ritmin e duhur”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/