Telegrafi

Hivzi Islami: Studentët e mi ia futën barutin Kosovës

Qeveria e Kosovës po diskon raportin hartografik të komisionit për matjen e territorit. Kryetari i Komisionit qeveritar, Hivzi Islami, tha se e “kanë matur territorin e Kosovës e jo të shteteve tjera”, sikurse bënë, siç thotë ai, dy studentët e tij që “ia futën barutin Kosovës”.

Islami ka prezantuar raportin duke thënë se “injorantët e keqpërdorën shkencën dhe u vunë në shërbim të politikave ditore”.

Ai shtoi se Komisioni pati përgjegjësi të madhe dhe punoi pa ndikime politike.

“Por, gjatë punës, pati shantazhe ndaj anëtarëve, njërin prej të cilëve u detyrua të jap dorëheqje në fund të procesit”, ka thënë ai, duke përsëritur se madhësia e territorit të Kosovës është 10,905.25 kilometra katrorë. /KP/