Telegrafi

HIV-i shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Nëpërmjet një studimi, shkencëtarët amerikanë në Fakultetin e Mjekësisë në Pittsburg (Pennsylvania) kanë vërejtur lidhshmëri ndërmjet HIV-it dhe pamjaftueshmërisë së zemrës, pavarësisht historisë së sëmundjes.

Në studim janë përfshirë rreth 8 500 persona të rritur, me moshë mesatare prej 48 vjetësh, të cilët ishin të infektuar me HIV.

Pas studimit shtatëvjeçar, është vërejtur se 286 nga participantët kishin fituar insuficiencë të zemrës. /Telegrafi/