Telegrafi

Hitzfeld: Shaqiri e pati më të lehtë se Xhaka

“Ishte e qartë se për Shaqirin te Bayern presioni nuk do të ishte shumë i madh. Sidomos kur bën paraqitje të mirë. Me lojtarë të njohur si Robben, Ribery dhe Muller, nuk mund të humbasësh shumë. Presioni kalon tek këta lojtarë. E di se Jupp Heynckes përdor sistemin rotacion, por unë mendoj se Shaqiri është zhvilluar shumë mirë”.

“Për Xhakën presioni ishte më i madh. Ai shkoi si figurë qendrore dhe si lojtar titullar te Gladbachu, pritjet për të ishin shumë të mëdha”, ka thënë Hitzfeld./Telegrafi/