Telegrafi

Hitleri u “varros në territorin britanik – në varrin e Jezu Krishtit”! (Foto)

Adolf Hitleri mbijetoi fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe kishte ikur në një territor britanik – dhe është varrosur në varrin e Jezu Krishtit, thuhet në pretendimet e reja shpërthyese, përcjell Telegrafi.

Siç është raportuar, duke u thirrur në dokumente të papërdorura më parë të FBI-së, hetuesi i respektuar i krimeve të luftës, John Cencich Kand, dhe gazetari Gerard Williams arritën në përfundimin se Hitleri u arratis me rënien e Rajhut të Tretë në vitin 1945.

Pas një hetimi u gjet se Hitleri u largua nga momenti që Berlini u pushtua nga sovjetikët – duke e bërë rrugën e tij në Ishujt Kanarie dhe pastaj në Amerikën e Jugut.

Por tani një teori konspiracioni sugjeron se diktatori nazist mund të ketë “pushtuar nga larg” edhe shenjtëroren në Kashmir të Indisë, e cila atëherë ishte koloni britanike, transmeton Telegrafi.

Siç përcjellin më tej mediat e huaja, ajo që është më e jashtëzakonshme është se diktatori – i cili ka përçmuar të gjitha format e fesë në favor të kultit të tij të vdekjes – është varrosur në një vend të shenjtë, që mendohet të jetë vendi i fundit i pushimit të Jezu Krishtit.

Teoria në fjalë është mbështetur edhe nga shkrimtari dhe historiani i respektuar nga Kashmiri, Farooq Renzu Shah.

Ai këmbëngul: “Hitleri u arratis në Kashmir, Indi, dhe varri i tij është në kopshtin Rozbal”.

Teoria se Hitleri iku në Kashmir nëpërmjet Lindjes së Mesme dhe Afganistanit është përfolur nga banorët e atjeshëm për vite me radhë.

Por ajo ka fituar vëmendjen vetëm pas hetimit nga Cencich dhe Williams të cilët arritën në përfundimin se Hitleri u arratis nga rënia e Rajhut të Tretë. /Telegrafi/