Site icon Telegrafi

“Hitleri do të duhej t’ju vriste të gjithëve”, gruaja në Brooklyn filmohet duke pështyrë dhe ofenduar një hebre 8-vjeçar

Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq momentin kur një grua filmohet duke iu afruar tre fëmijëve hebrenj në Brooklyn dhe fillon t’i fyej – duke i pështyrë në fytyrë dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi të premten rreth orës 12:30 në parkun Marine pranë shtëpive private. Gruaja iu afrua konkretisht një djaloshi 8-vjeçar që po luante me vëllain dhe motrën shtatë dhe dy vjeç, transmeton Telegrafi.

“Hitleri do të duhej t’ju vriste të gjithëve. Do ju vrasë dhe e di se ku jetoni”, u tha gruaja që nuk mund të kontrollonte veten sipas policisë së New Yorkut.

Deri më tani nuk raportohet se ndonjëri prej tyre të jetë lënduar, ndërsa kamerat e sigurisë kanë dokumentuar pretendimet e fëmijëve.

“Kjo grua u është afruar dhe filloi t’ju bërtet. U tha se Hitleri është dashur t’i vrasë të gjithë”, tha për mediat amerikane babai i djaloshi Aryah Fried.

Policia akoma është në kërkim të dyshuarës që bëri komente raciste, dhe që besohet të jetë rreth të 30-ve. E nëse ajo kapet nga autoritetet, mund të dënohet me burgim për këtë gjest. /Telegrafi/

Exit mobile version