Telegrafi

Hitleri “kthehet” në Berlin, qytetarët lajmërojnë policinë (Foto/Video)

Një instilacion arti ku një fytyrë e Adolf Hitlerit është shfaqur mbi një bllok ndërtese ka shkaktuar reagim në mesin e banorëve, madje duke lajmëruar edhe policinë.

Siç shkruajnë mediat botërore, përcjell Telegrafi, banorët u ankuan për shfaqjen e fytyrës së Fyhrerit e cila është shfaqur në një ndërtesë në afërsi të vendit ku ai e vrau veten 76 vjet më parë.

Pavarësisht dhjetëra telefonatave në polici, dhe faktit se propaganda naziste është e ndaluar në Gjermani, zyrtarët kanë dhënë leje për vazhdimin e shfaqjes.

Shfaqja është pjesë e një festivali të dritave në Berlin, i cili festival tërheq rreth 2 milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Në ekran, ai i rrotullon sytë dhe qesh me të madhe, derisa flamujt e kuq valëviten përkrah tij. /Telegrafi/