Këngëtarja Nora Istrefi ka shënuar rikthim super të fuqishëm në skenën muzikore.
Projekti “Sa t’kam dasht” e ka rikthyer fuqishëm këngëtaren e cila pauzoi pas lindjes së vajzës Renee.
Bukuroshja tashmë ka shënuar edhe milionin e dytë të shikimeve në YouTube, për vetëm një javë.
Ky sukses është arritur falë muzikës së punuar nga producentët Nurteel dhe Granit Gashi nga Massive Production. Videoklipin e realizoi Max Production.
Kënga ia hapë rrugën Norës për një tjetër projekt të ri dhe verë të suksesshme. /Telegrafi/