Site icon Telegrafi

Hiti ballkanik i boshnjakut kompozohet nga shqiptari

Kënga e Jevric vetëm për një muaj e gjysmë pati më shumë se dy milionë klikime duke e bërë atë ndër artistët më të klikuar nga rajoni i Ballkanit.

Në një intervistë për një televizion të emigrantëve boshnjakë në Amerikë, BosTel, Jevric pranoi se hiti i tij është kompozuar nga shqiptari Xhimi. Jevric u ankua se nuk ka fituar asgjë me hitin e tij deri më tash edhe pse kjo këngë është vërtet fenomen nëpër forumet dhe faqet e internetit në tërë Ballkanin.

Jevric tregoi se jeton në Amerikë për më shumë se 22 vjet dhe fakti që gratë në New York punojnë dhe i lënë fëmijët e vegjël në shtëpi, si dhe pasi nuk mund ta gjej asnjërin prej miqve në shtëpi, sepse vazhdimisht janë të zënë në punë, kanë qenë inspirimi kryesor për ta shkruar hitin. /Telegrafi/

Exit mobile version