Telegrafi

Hitachi DeskStar në 4 TB

Hitachi pa shumë reklamë në shitje lëshoi versionin me kapacitetin prej 4 TB, DeskStar 5K4000 (HDS5C4040ALE630) me 32 MB të memories cache dhe ndërfaqen SATA 6 Gbps.

Disku ka teknologjinë e kopanisë CoolSpin për shpenzim më të vogël të energjisë pa ndikim më të madh në performanca – specifikat zyrtare ende nuk janë të ditura por shpejtësia e rrotullimit të pllakave sipas disa burimeve është 5,900 rpm. Duke pasur parasysh gjendjen momentale në tregun e disqeve, për këtë model 4-terbajtësh duhet ndarë (përafërsisht) 258 euro. /Telegrafi/