Vogëlushja që ka lindur në një familje ngjitësish, shkëmbinjtë i ka “përjetuar” qëkur ishte në bark të nënës së saj, e cila deri në muajin e gjashtë të shtatzënësisë nuk e ka ndalur hobin e saj.
Prej se është postuar videoja, që e tregon vogëlushen duke e pushtuar murin në shtëpinë e saj në Arizona të SHBA-se, ajo është bërë një hit në internet, transmeton Telegrafi.
Në një raport që e ka bërë CNN, e ka quajtur vajzën simpatike “ngjitësja në pelena”, teksa ka treguar për aftësitë e saj të shkathëta. /Telegrafi/