Telegrafi

Historike, skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’

Skitarja jonë, Kiana Kryeziu ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen gjatë vitit 2022 në Beijing të Kinës.

Kiana Kryeziu ka bërë një arritje historike.

Ajo ka fituar tashmë normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore ‘Beijing 2022’ në disiplinën e sllallomit të madh.

Me këtë arritje, Kiana bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore. /Telegrafi/