Site icon Telegrafi

Historike: Kolumbia dhe grupi rebel FARC me marrëveshje paqeje

Qeveria kolumbiane dhe grupi rebel FARC, kanë nënshkruar një marrëveshje historike për paqe, duke i dhënë fund konfliktit të tyre që daton prej më shumë se pesë dekadash.

Të dyja palët kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të adresuar përjashtimin social, për të dhënë drejtësi për viktimat e konfliktit dhe për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme.

Ky njoftim erdhi nga kryeqyteti kuban, Havana shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Bisedimet e tilla për paqe kishin nisur që nga nëntori i vitit 2012, derisa konflikti shkaktoi 22 mijë viktima dhe zhvendosje të miliona njerëzve të tjerë.

Exit mobile version