Në stadiumin ‘Marakana’, rreth orës 01:00 do të fillojë ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike, dhe gjithçka është bërë gati për këtë eveniment.
Në mesin e flamujve të shteteve pjesëmarrëse, është edhe ai i Kosovës.
Kosova sonte shkruan historinë duke bërë parakalimin për herë të parë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
Fotografia që shfaq flamurin e Kosovës në stadiumin ‘Marakana’, është huazuar nga Xhemajl Rexha i Interaktiv. /Lajmi/Telegrafi/