Site icon Telegrafi

Historike – FIFA fillon aplikimin e rregullit që do ta ndryshojë përgjithmonë futbollin

FIFA e ka bërë zyrtare se në Kupën e Botës për klube do të përdoret repriza e videos gjatë ndeshjes. 

Një gjyqtar si video asistent, i njohur si VARs, do t’i ndihmojë gjyqtarët që janë në fushë gjatë kësaj garë në Japoni.

“Në këto repriza të videos do të futen incidentet serioze, duke përfshirë goditjet, vendimet e dënimit, kartonët të kuqë drejtpërdrejt dhe raste kur nuk dihet identiteti i lojtarit që gaboi”

“VARs (gjyqtari) do të luajë një rol mbështetës së bashku me ndihmës gjyqtarët dhe zyrtarin e katërt. Por Gjyqtari kryesor do ta marrë vendimin final në fushën e lojës”.

Gjyqtarët do të jetë në gjendje t’i shqyrtojnë pamjet jashtë fushës.  Sipas FIFA ky rregull do të futet në garat e tjera në vitin 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version