Telegrafi

Historiani tregon se kur u përdor për herë të parë termi Kosovë (Video)

Historiani Jahja Drançolli, në emisionin “Komiteti” ka folur për betejën që në histori njihet si ‘Beteja e Kosovës’.

Ai ka treguar për periudhën gjatë shekullit 14 kur, sipas shkrimeve historike, ka ndodhur beteja e famshme e quajtur Beteja e Kosovës.

Drançolli ka shpjeguar përdorimin e termit ‘Kosovë’ për emërimin e kësaj beteje.

Ai ka treguar nëse ka ekzistuar termi ‘Kosovë’ gjatë kohës kur është zhvilluar kjo betejë.

Historiani Jahja Drançolli ka folur për rolin që kishte figura historike e Skënderbeut.

Historiani ka komentuar deklaratën e deputetit Gëzim Kelmendi, sipas të cilit, Skënderbeu ishte vetëm hero i të krishterëve.

Drançolli ka treguar për atë që njihet Skënderbeu historikisht dhe nëse lufta e tij ka qenë e fokusuar vetëm për mbrojtje të të krishterëve.

Ai ka treguar nëse ka ekzistuar termi ‘komb’ gjatë kohës së Skënderbeut dhe nëse ai është hero kombëtar.