Historiani Salih Mehmeti, nga Kosova, jep një propozim mjaft të qëlluar në aspekt politik, për organizimin e shqiptarëve në Manastir, që të mos vijë deri te më e keqja, zhdukja e elementit shqiptar në këtë qytet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Duke u bazuar në statistikat e popullsisë së Maqedonisë, të vitit 2002, Mehmeti thotë se në këtë rajon të Maqedonisë jetojë rreth 6000 shqiptarë, 2339 prej të cilëve në qytet, kurse pjesa tjetër jeton nëpër katude.
Ai sqaron se shumica e vendbanimeve shqiptare gjinden në malësinë e Pelisterit, ndërkaq përbri kufirit me Greqinë ndodhen fshatrat Kishavë, Graeshnicë, Lazhec dhe Mexhitli, kurse disa vendbanime si Snegova, Zllakuqani dhe Drevniku, nuk figurojnë as si struktura banimi.
Historiani nga Kosova thotë se partia në pushtet, BDI-ja, po të kishte vizion të qartë, do të duhej që të krijonte një komunë me këto fshatra, për ta patur më lehtë ofrimin e shërbimeve parësore për banorët e këtyre anëve./Telegrafi/