Telegrafi

Historiani Berat Dajaku zgjedhet kryetar i Partisë FJALA në Skenderaj

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Partia FJALA mbajti Kuvendin e parë zgjedhor në degën e Skenderajt, ku zgjodhi kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 15 anëtarë.

Në ketë Kuvend në prezencën e 62 delegatët të pranishëm votuan historianin Berat Dajaku për kryetar të Partisë FJALA – Dega në Skenderaj, thuhet në një njoftim të kësajpartie.

E kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi deklaroi se Partia FJALA po zgjerohet çdo ditë e më shumë me kuadro të reja profesionale dhe intelektuale.

“Prezenca dhe organizimi i mirë i Partisë FJALA në Skënderaj është dëshmi e qartë se qytetarët Skënderajit janë për ndryshime dhe për drejtësi. Qytetarët e Skënderajit kanë dhënë shumë për Kosovën, prandaj ata meritojnë më shumë dhe më mirë”.

“Është e padrejtë që vetëm disa udhëheqës të pasurohen, e pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenicës të jetoj në varfëri dhe me mungesë të perspektivës. Skenderaj dhe Drenica meriton më mirë dhe më shumë, prandaj me Partinë FJALA që shtylla të sajë ka drejtësinë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e perspektivës, Drenica do ta gëzojë vërtetë atë që e meriton”, ka thënë Kelmendi. /Telegrafi/