Telegrafi

Historiani 63-vjeçar rus e vrau dhe e copëtoi të dashurën 24-vjeçare

Një historian rus, i cili pranoi se e qëllojë dhe më pas e copëtojë të dashurën, një studente, në Shën Petersburg, u dënua me 12 vjet e gjysmë burg.

Oleg Sokolov, 63 vjeç, një ekspert i Luftërave Napoleonike, u deklarua fajtor për vrasjen e Anastasia Yeshchenko, 24 vjeç.

Sokolov u gjet i dehur në afërsi të lumit në nëntor të vitit 2019 dhe kishte duart e prera të studentit në çantën e shpinës, shkruan bbc.

Një peticion është organizuar në internet duke akuzuar Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut se ka injoruar ankesat e mëparshme të studentëve kundër Sokolovit. Peticioni deri më tani ka mbledhur më shumë se 7,500 nënshkrime.

Sokolov tani është pushuar nga universiteti shtetërior rus si dhe ka humbur një pozicion tjetër akademik në Francë. /Telegrafi/