Telegrafi

Historianët: Të ruhen vlerat autentike të shtëpisë së Nënë Terezës

“Projekti arkitektonik për ndërtimin e shtëpisë së Nënë Terezës bie ndesh me arkitekturën autentike të shtëpisë”, thuhet në reagimin e SHHSHM-së.

Ata njoftojnë se për këto tendenca vandale të Qeverisë së Maqedonisë e kanë njoftuar selinë e shenjtë dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar për rruajtjen e trashëgimisë kulturore në Botë.

Kjo shoqatë reagon edhe ndaj dislokimin e shtëpisë së Nënë Terezës nga sheshi i qytetit në një vend krejtësisht të pa vlerë dhe me prapavijë politike për të zhveshur përfundimisht nga sheshi i qytetit elementin shqiptarë dhe përvetësimit të figurës të së madhes Nënës Terezë.

“Vënien e gurë themelit më 9 maj në vendin e dislokuar, para shtëpisë së ARM-së e cilësojmë si akt vandal jo civilizues e me tendenca të përvetësimit të identitetit shqiptar të Nënë Terezës dhe tallje me këtë figurë që i përkulet e gjithë bota. Tërë përgjegjësia për realizimin e këtij projekti vandal bije mbi dy Ministrat shqiptarë të Ministrisë së Kulturës dhe shqipfolësve të ashtuquajturës shoqatë të Nënë Terezës me seli në Shkup”, thuhet në reagim. /INA/