Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga ana e organeve të drejtësisë në Francë që sot të lirojë ish Komandantin e UÇK-së dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Ish kryeministri Haradinaj, është duke u mbajtur padrejtësisht në mbajtje nga ana e organeve franceze, kur dihet se ai ka drejtuar njërën nga zonat me të rëndësishme gjatë luftës çlirimtare me 1998-1999 dhe pastërtia e tij në drejtimin e kësaj luftë është dëshmuar dy herë nga drejtësia ndërkombëtare në Hagë. Haradinaj, është njëri nga liderët që më së shumti i ka dhënë Kosovës. Ai dhe familja e tij janë vet simboli i lirisë se Kosovës”, thuhet në një komunikatë nga Lidhja e Historianëve të Deçanit.
Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, po ashtu u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare në INTERPOL që të mos respektojnë fletarrestet e lëshuara nga ana e Serbisë.
“E kemi theksuar me parë, e ritheksojmë prapë se është Serbia ajo që ka bërë gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës dhe kjo më së miri dëshmohet me plagët e hapura që ka në shumë e shumë familje anë e kënd Kosovës, kur edhe sot e kësaj ditë ende vuajmë pasojat e vrasjeve, dhunimeve dhe zhdukjeve të mijëra vetave”, thuhet në reagim. /Telegrafi/