Site icon Telegrafi

Historia tragjike e një zhytësi që humbi në një shpellë të errët në Afrikë: Një mesazh prekës u gjet pranë trupit të tij

Historia tragjike ndodhi në vitin 1984 në shpellën Sterkfontein në provincën e Gauteng (Republika e Afrikës së Jugut), dhe edhe sot e kësaj dite thjesht përmendja e saj shkakton të dridhura.

Peter Verhulsel (29) vendosi të eksploronte labirintin e tuneleve dhe pasazheve të ngushta me dy shokë, por gabimisht la drejtimin e sigurt dhe humbi orientimin.

Fatkeqësi arriti të gjente rrugën drejt një “plazhi” të vogël nëntokësor, ku kishte ajër të mjaftueshëm, por shishja ishte bosh dhe nuk mund të dilte më në sipërfaqe.

Ai mbeti i bllokuar në errësirë, duke shpresuar se shpëtimtarët do ta gjenin së shpejti, raporton LadBible.

Në të vërtetë, aksioni u nis në të njëjtën ditë dhe zgjati gjashtë javë. Në një moment, shpëtimtarët ishin 40 metra larg Verhulsel, por nuk mundën ta gjenin saktësisht se ku ndodhej.

Në fund, trupi i tij i pajetë u gjet në “plazh”, dhe autopsia zbuloi se ai vdiq nga uria pas tre javësh.

Ndoshta me atomet e fundit të forcës, ai arriti të linte një mesazh në tokë, të cilin ia drejtonte gruas dhe nënës së tij – “Të dua, Shirley dhe mami”.

Shpella Sterkfontein është një atraksion i famshëm turistik dhe në vitin 2000 u shpall një vend i trashëgimisë botërore. Ndodhet në një zonë të njohur si “Djepi i Njerëzimit”, ku janë zbuluar më shumë mbetje njerëzore se kudo tjetër në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version