Zbulimi në skenë i shtatzënisë nga Beyonce në “MTV VMA 2011” ishte një moment i paharrueshëm në historinë e kulturës pop – por krijoi disa momente ‘stresuese’ për nënën e superyllit.
Tina Knowles-Lawson, e cila dizajnoi veshje të performancave për vajzën e saj për vite me radhë, u hap rreth modës në Instagram.
“Epo kjo ishte një natë stresuese, të paktën filloi në atë mënyrë !!!” , filloi tregimin e saj e gjatë 67 vjeçarja. “Dy orë para shfaqjes kuptuam që pantallonat që kisha bërë ishin shumë të ngushta dhe të parehatshme; paneli që unë kisha vendosur në to nuk ishte mjaftueshëm i zgjatur”.
Pa kohë për të kursyer, Mama Tina u drejtua për në dyqanin më të afërt. “Dy orë para shfaqjes isha në A Pea in Pod”, vazhdoi ajo. “Bleva dy madhësi të pantallonave të lehonisë, por përfundova duke hequr panelin e njërës prej tyre dhe duke e vendosur në ato që kisha bërë!”.
Për fat të mirë, rregullimi funksionoi pa gabime. “Kur ajo hapi atë xhaketë dhe tregoi barkun e saj ishte lehtësimi më i madh ndonjëherë”, kujtoi Knowles-Lawson.
“Ne nuk kishim pse ta mbanim sekretin më. Unë nuk kisha pse të dizajnoja me përparësi që veshjet të kamuflonin barkun në rritje! Ishte ndjenja më e mirë në botë të shihja atë t’i tregonte gjithë botës atë bark”.
Për t’u treguar të gjithëve se ishte shtatzënë me vajzën Blue Ivy – Beyoncé i bashkoi pantallonat e zgjatura me një xhaketë ngjyrë vjollcë nga Dolce & Gabbana, një këmishë të bardhë me pulla dhe taka. /Telegrafi/