Site icon Telegrafi

Historia “rrëzon” Soros

Që prej vitit 1946 e deri më sot, ekonomia globale në tërësi nuk ka njohur asnjë vit në territor negativ, për sa i përket termave të rritjes.

Madje edhe në vitin 2009, edhe pse me shumë pak, ekonomia globale u zgjerua. Ekspertët theksojnë se një recesion global është ende shumë larg. Dhe shifrat flasin qartë. Që prej vitit 1900 e deri më sot, ekonomia globale është rritur mesatarisht me 3% në vit. Ritmet më të shpejt atë rritjes u njohën gjatë viteve të pas luftës, atëherë kur mbizotëronin politikat ekonomike keyneziane.

Ritmi u ngadalësua me përqafimin e politikave më konservatore nga Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan. Modeli ekonomik i Botës së pas luftës së dytë botërore është i bazuar mbi inovacionin. Ky model sot vetëm zgjerohet. Ekonomia globale nuk do të rritet në pafundësi, por nga ana tjetër dita kur do të ndalet është ende shumë larg.

Për sa i përket luhatshmërisë, ky fenomen duket se shkon në kohezion të plotë me luftrat. Gjatë viteve 1910, 1930, 1949, apo atyre 70-80, kanë qenë luftrat e ndryshme që kanë gjeneruar luhatshmëri në tregje. Shifrat në fakt hedhin poshtë projeksionin ogurzi të George Soros, sipas të cilit Bota është përballë një recesioni. /Telegrafi/

Exit mobile version