Telegrafi

Historia prekëse që qëndron prapa kësaj fotografie (Foto)

Fotografia e bërë gjatë diplomimit të Alix Schoelcher Idrache në West Point, SHBA, u shpërnda me të madhe këtë javë. Ky imazh i fuqishëm shfaq ndjenjat e përziera pas diplomimit të tij.

Në fotografi, Idrache i lindur në Haiti shfaqet me lotët që i rridhnin në fytyrën e tij, transmeton Telegrafi.

“Në atë moment, emocionet ishin të përziera. Tri gjëra erdhën në mendjen time, të cilat bënë edhe të më dalin lotët”, ka shpjeguar Idrache në një koment në Instagram. “E para ishte se ku fillova… e dyta, ku jam… dhe e treta është e ardhmja ime”.

Idrache, i cili u diplomua si ndër të parët në klasë, ishte në mesin e 953 kadetëve të cilët kishin marrë një diplomë atë ditë. Dhe ndërsa imazhi është tepër prekës, historia prapa saj është edhe më prekëse.

Idrache ka shpjeguar në komentin e tij se rrënjët e tij janë në Haiti, përcjell Telegrafi.

Ndërsa po rritej atje, Idrache pa forcat e SHBA-ve në misione humanitare. E ajo çfarë ai ëndërronte që atëherë ishte të bëhej një pilot.

“Njerëzit prej nga jam unë nuk rriten për tu bërë pilot. Ata nuk ëndërrojnë të fluturojnë me një helikopter”, ka thënë Idrache në një njoftim për shtyp. “Nuk ka aviacion, nuk ka helikopterë, nuk ka shkolla të fluturimit”.

Në vitin 2009, së fundmi i diplomuari i West Point erdhi në SHBA pas migrimit të babait të tij në kërkim të mundësive më të mira për familjen e tij. /Telegrafi/