Site icon Telegrafi

Historia nëpërmjet rërës (Video)

Rrëfimin e historisë së Shteteve të Bashkuara, një muze në Japoni e bën përmes skulpturave të rërës. Ekspozita e 10 e përvitshme e muzeut të rërës në Tottori përcjell skena nga deklarata e Pavarësisë, mali Rushmore, konturi i qiellit në Nju Jork, e nuk mund të mungonte sigurisht imazhi i Donald Trump.

“Kur e pashë skulpturën e Trumpit u gëzova që ishte aty, sepse është me rëndësi që ajo reflekton historinë moderne të momentit. E në këtë kontekst, e konsideroj me vend që figura e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të ishte pjesë e ekspozitës”, tha Michael Brooks, turist nga Londra.

“Nuk jam ndonjë adhuruese e madhe e Trumpit, ndaj nuk mund të them se më entuaziazmoi pamja e tij. Por pjesa tjetër e ekspozitës më pëlqeu, është realizuar me shumë mjeshtëri”, tha Sarah Chavez, vizitore nga Teksasi.

I famshëm për dunat e tij të rërës, Tottori i çeli në vitin 2006 dyert e muzeut të parë të mbyllur të rërës në botë, e që prej atëherë ka organizuar përvit ekspozita me tematikë historinë e vendeve të ndryshme, si Mbretëria e Bashkuar, Rusia apo Italia, transmeton tch.

19 skulptorë të rërës, 5 prej të cilëve nga Amerika, shpenzuan dy javë për të nxjerrë nga 3.000 tonë rërë krijimet e shfaqura në muze. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në janarin e 2018-s dhe do të mbyllet përpara se skulpturat të shemben.

Exit mobile version