Mbrëmë (e premte) në emisionin “Top Show Magazina” kanë qenë të ftuar disa mysafirë specialë.
Ndër ta, të ftuar ishin edhe një çift shumë i veçantë, Florenc dhe Suela Gjona, të cilët vendosën të ndajnë me publikun historinë e tyre të trishtë të martesës.
Vetëm pak kohë para se ata të bënin dasmë, Florenci kishte pësuar një aksident, nga i cili do të përfonte përgjithmonë në një karrige me rrota.|
Edhe më emocionues ishte rrëfimi i Suelës, së cilës fillimisht i ishte kumtuar lajmi se ka thyer vetëm këmbët, deri në momentin kur do të shkonte në spital dhe do të përballej vetë me pamjen.
Si rrjedhojë, çifti nuk kishin arritur të organizonin dasmë, por gjithsesi ata asnjëherë nuk humbën shpresat nga dashuria e tyre.
Ata jetojnë së bashku dhe të lumtur, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk mungon. /Telegrafi/