Kameramani Chris James ka një histori më shumë se 20-vjeçare me popullin e Kosovës.
Ndeshja e të martës mbrëma mund të themi se ishte vëllazërore, shkaku i afërsive dhe dashurisë së dy popujve mes tyre.
Ndihma e madhe e britanikëve në luftën e Kosovës, ka bërë që këta të fundit të mos harrojnë asnjëherë të mirat e tyre.
Shumë britanikë kishin ndihmuar në mënyrë të ndryshme në luftën e Kosovës dhe i tillë ishte edhe kameramani Chris James, i cili shfaqte pamje nga terrori që bëhej atëkohë.
1997 Kosovan frontline, 2019 @England v Kosovo touchline – and never a backward step. Cameraman Chris James @itvfootball pic.twitter.com/jTqrgL42W9
— Gabriel Clarke (@gabrielclarke05) September 10, 2019
Tani pas më shumë se 20 viteve, James ka pasur fatin të incizoj edhe ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë të zhvilluar në St Mary’s të Southamptonit, ku përfundoi me fitoren 5-3 të vendasve.
“Më 1997 në vijën e parë frontale të Kosovës dhe më 2019 në vijën e fushës – dhe asnjëherë një hap prapa. Kameramani Chris James”, shkruan gazetari Gabriel Clarke. /Telegrafi/