Site icon Telegrafi

Historia fantastiko-shkencore e Serbisë: Fidel Castro ishte serb, serbët e kanë sunduar Spanjën, Portugalia quhej Serbi (Video)

Jovan Deretiq, historian serb thotë se lideri kuban, Fidel Castro, që vdiq mbrëmë në moshën 90-vjeçare, ishte serb.

“Më 842 në Spanjë sundonte mbreti Radomir. Rastësisht erdha te kjo e dhënë, duke hulumtuar prejardhjen e Fidelit”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

“U interesova, sepse thoshte se është kelt. Por, kur I hulumtova keltët vërtetova se në atë kohë në Spanjë sundonin serbët, del që Castro kishte prejardhje serbe”, shtoi ai për televizionin malazias, duke thënë se edhe Portugalia dikur quhej Serbi.

Deretiqi nuk është i vetmi që thotë se Castro ishte serb. Dragosllava Koprivica, për librin e saj “I pavdekshmi Castro dhe soji serb”, ka thënë: “Castro ka thënë se babai i tij ishte kelt. Keltët ishin serbë. Babai i tij ishte Angel Castro, që ka mundur të jetë Angjelko Kastratoviq”! /Telegrafi/

Exit mobile version