Telegrafi

Historia e vrerët e ngjyrës së verdhë

“E verdha indiane” u krijua në një proces të tmerrshëm që dyshohet se i detyronte lopët në dietën me gjethe të mangos, duke i lënë pothuajse në uri. Kelly Grovier analizon kryeveprat që përdornin këtë pigment, transmeton Telegrafi.

E verdha është ngjyra më e ashpër. Shumë kohë para se ta simbolizonte qyqarllëkun në mesin e shekullit XIX, e verdha ishte ngjyra që shpesh përdorej nga artistët mesjetarë dhe ata të Rilindjes për ta paraqitur Juda Iskariotin – puthjen mashtruese që e përcaktoi Krishtin drejt torturave dhe kryqëzimit.

Një mural (1304-1306) nga Giotto që shfaq Juda Iskariotin në një kishë në Padovë të Italisë.

E verdha e zjarrtë është ngjyra që shihet në muret e ahengut të veprës “Gostia i Belshazarit” (e punuar nga Rembrandti në vitet 1635-38). Teksa të ftuarit shikonin të tmerruar, një dorë misterioze shkruante me shkronja shkëlqyese hebraike fjalët që tallin mbretin e Babilonisë dhe që japin kumtin e rënies së perandorisë së tij,

Vepra e Rembrandtit shfaq dorën hyjnore që paralajmëron mbretin e Babilonisë, pasi ai bëri blasfemi kur shërbeu verë në enët e shenjta të vjedhura.

Nëse është për t’i besuar legjendës, disa nga rastet më të paharrueshme të së verdhës në historinë e artit (nga dritat e buta transcendentale të peizazheve të JMW Turnerit e deri te muzika e trazuar e konstelacioneve spirale të Vincent van Goghut), janë gatuar nga mizoria – nga urina e sëmurë e lopëve të ushqyera keq. Mbetjet e kafshëve të keqtrajtuara – që detyroheshin të hanin vetëm gjethet e mangos në qytetin bengal të Monghyrit – dyshohet se janë gjetur te enët e dheut të cilat janë kulluar nëpër një lëng mbi zjarr. Besohet të jenë të filtruar, tharë dhe futur në kuti pigmentesh të quajtura “piuri” të cilat u janë shitur artistëve. Kështu, sferat e shkumësit shpërbëheshin në paletat e çdo artisti, nga Turneri deri te Van Goghu.

Me pretendimet se lindi nga keqtrajtimi, gjurmët e të ashtuquajturës “E verdha indiane” hedhin një dritë turpi në muret e muzeve në tërë botën. Kur shihen në këtë dritë të pakëndshme, kryeveprat “Engjëlli që rri në Diell” (1846) i Turnerit dhe “Nata e ndritshme” (1889) e Van Goghut marrin shkëlqim tjetër të mbushur me mbetjet e brutalitetit të shkuar.

JMW Turner iu kundërvu kritikës për veprën “Engjëlli që rri në Diell”, me këto fjalë: “Festa e hutave kur dita mbaron”!

Për të parë yjet që shfaqen në orët e vona, ashtu siç ishin, e t’i ngjyrosësh me sekretime është një gjë. Është diçka tjetër të ofrosh ndriçim biblik, të tillë Adami, Eva dhe Arkangjeli Mikael – shpata flakëruese e të cilit paralajmëron mbërritjen e Ditës së Gjykimit – në lagështinë e urinës. Piktura apokaliptike e Turnerit, “Engjëlli që rri në diell” – një formacion mjeshtëror i të verdhës së pigmentit skandaloz – është pa dashje paraardhëse e shtypit provokativ të artistit amerikan Andres Serrano, “Imersion (Krishti në urinë)”, që shfaq në mënyrë kontroverse një fotografi të kryqit të zhytur në një gotë të urinës së fotografit.

Vepra e Andres Serranos është vandalizuar pasi u shfaq në Francë më 2011.

Puna e errët dhe e mistershme e Serranos, që shkel linjën që ndan blasfeminë me të bukurën, sakrilegjin dhe shenjtërinë, nxiti zemërim e senatorëve konservatorë në SHBA, kur u shfaq më 1989. Ata u përpoqën të ndalnin fondet e organizatës kulturore që i dha grant artistit të zhvillojë punën e tij.

Në Britaninë e Madhe, “E verdha indiane” më shumë lidhet me shkëlqimet diellore të ngjyrave të ujit të Turnerit, megjithëse mendohet se bashkëkohësi i tij më i vjetër, Sir Joshua Reynolds, mund të ketë eksperimentuar me të dekada më parë, kur Turner ishte veçse një djalë i ri. Në mesin e pikturave më të famshme të Reynoldsit, “Mosha e pafajësisë ” (1788) – që kap vështrimin anash të një vajze të vogël që rri ulur në një si parajsë të paprishur – duket paksa e pakuptimtë kur paramendojmë se kjo punë mund të jetë rezultat i shtresave shndritshme të urinës acidike të shkaktuar nga një gjeth.

“Mosha e pafajësisë”, një pikturë mjaftë e çmuar e shekullit XIX gjatë të cilit janë bërë 323 kopje të saj.

Ndriçimi engjëllor i vajzës dhe veshja e saj e papërlyer e bardhë, e mbushur me një shtresë të së “Verdhës indiane”, ka një joshje ironike nëse shpaloset e vërteta e mangos bengaleze. Mendohet se Reynoldsi e ka marrë një mostër të pigmentit nga artisti pak i njohur skocez, Charles Smith, i cili sapo ishte kthyer nga India. Thjeshtë, bëhet jo e këndshme kur një portret mahnitës që ka një subjekt naiv e që është simbol i pastërtisë, ka mundur të marinohet me urinën e lopës.

“E verdha indian” shkakton shqetësim edhe te apoteoza e pafajshme e fëmijërisë së Singer Sargentit – vepra “Karafili, zambaku, zambaku, roza” (1885-86), pikturuar një shekull pas portretit të bukur të Reynoldsit. I mahnitur nga shikimi i vajzave të vogla që ndiznin në muzg fanarët fluturues në një kopsht anglez në fund të pushimeve verore, Sargent ishte i vendosur të rikrijonte magjinë e çastit me ndihmën e dy vajzave të vogla të shokut.

Sargent kishte punuar për disa minuta, çdo mbrëmje (kur drita ishte ajo e duhura), kur e bëri veprën ““Karafili, zambaku, zambaku, roza”,

Deri në kohën kur Sargent filloi të krijonte veprën e sipërpërmendur, shqetësimi rreth origjinës së të “Verdhës indiane” kishte filluar të përhapet në qarqet artistike. Thashethemet thoshin se urina e gjarprit ishte përbërësi sekret. Të tjerë dyshuan se ishte një lëng i liruar nga devetë e dehidratuara. Pasi Joseph Hooker autorizoi një hetim për këtë çështje, TN Mukharji paraqiti një raport për Shoqatën e Arteve në Londër, në gusht 1883, duke këmbëngulur se ai kishte qenë dëshmitar i “sektit gwala (mjelës)… që ushqenin lopët vetëm me gjethe mango”, të cilat, siç shtoi ai, “intensifikonin pigmentin biliar dhe i jepnin urinës një ngjyrë të verdhë të ndritshme”. Lopët, siç dëshmoi Mukharji, “dukeshin shumë të sëmura”.

Megjithëse do të duheshin 25 vjet tjera para se procesi të shpallej përfundimisht i jashtëligjshëm në Bengali dhe përdorimi i tij të braktisej në Evropë, pikturat e sipërpërmendura janë ndër kryeveprat e fundit aura e së cilës bazohet te e “Verdha indiane” – një ngjyrë shkëlqimi i trazuar i së cilës mund të zhduket, por që historia e saj kurrë nuk do të shkëlqejë si duhet. /Telegrafi/