Shpëtim Babaj ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-futbollisti ka rrëfyer për historinë e trupimit të ndeshjes dhe dënimin që kishte pasuar për presidentin e Shakhtarit.
“Kur erdhi afati kalimtar, më dërgoi Nexhi në Kazakistan. Shakhter Karagandy, një ekip shumë serioz”, rrëfen Babaj në “Arena e Yjeve”.
“Shkova atje, luajta për gjashtë muaj, firmosa një kontratë, kisha një afatgjate, kanë kaluar vite tashmë se nuk do guxoja ta thosha”.
“Eksperët e kishin kuptuar se një lojë ishte kurdisur. Klubin e duan me 12 pikë, e duan kryetarin dhe drejtorin sportiv për pesë vite”, vazhdon rrëfimin e tij ish-futbollisti.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/